Shqipëria U-19 ka fituar ndeshjen miqësore kundër Rumanisë me rezultatin 1-0. Skuadra e trajnerit Erjon Bogdani u kthye te fitorja pas eliminatoreve skandaloze për kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe. Takimi u luajt prej orës 14:00, në qytetin e Fierit.

Takimi u vendos nga kapiteni Bullari me një penallti të akorduar nga gjyqtari Kreshnik Cjapi. Sulmuesi e mori vetë përsipër ekzektuimin e saj dhe arriti ta dërgonte në rrjetë duke mposhtur portierin mik. Kjo miqësore i ka shërbyer trajnerit vetëm për ta për lojtarët e datëlindjes 2001-02.

Me ekipin rumun do të kemi dhe një tjetër sfidë miqësore, po në Fier, pas dy ditësh. Këto takime i kanë shërbyer ekipit kombëtar për të rifituar pak qetësinë.

Pozicioni i teknikut Bogdani është i lëkundur pas deklaratës që dha trajneri Armando Duka për rishikimin e pozicioneve të të gjithë kryepankinave në kombëtaret e moshave.