Pas ndeshjeve zyrtare në kompeticionet e larta bëhen dhe testet anti-doping nga UEFA për lojtarët e të dy skuadrave që vendosen kundër njëra-tjetrës. Telesport mëson se mjekët e UEFA-s përzgjodhën dy lojtarë nga Shqipëria dhe dy lojtarë nga Skocia.

Nuk mund t’i shpëtonte autori i dy golave James Forrest testimit të sigurisë, ndërkohë që lojtari tjetër që u përzgjodh nga skuadra e teknikut Alex McLeish ishte një tjetër titullar, fjala është për David Bates.

Interesante përzgjedhja në radhët e shqiptarëve, pasi nga ekipi ynë u përzgjodh titullari Rey Manaj dhe portieri i tretë, Elhan Kastrati. Sulmuesi e nisi takimin nga minuta e parë duke fituar vendin përpara shkodranit Bekim Balaj.

Ai qëndroi në fushën e lojës për 62 minuta dhe testimi i tij kishte sens, ndërsa nuk u kuptua arsyeja se pse Kastrati. Portieri i Pescaras nuk luajti asnjë minutë dhe ishte spektator i kësaj ndeshjeje.

Ne stafin e mjekeve te kontrollit antidoping per kete ndeshje eshte perfshire edhe shkodrani i mirenjohur Ilirjan Haxhaja. Ai madje ka pozuar para ndeshjes me nje nga mjeket e ketij komisioni te perzgjedhur per kete ndeshje.