Kombëtarja shqiptare U-17 është ndalur në një barazim 0-0 sot në miqësoren me Bosnje-Hercegovinën U-17, ndeshje që u luajt në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Pavaresisht perpjekjeve te futbollisteve qe ka hedhur ne fushe, ata nuk ia kane dale dot te shenojne dhe ne kete menyre, mbase vete Bulku eshte bere “pishman” per mogrumbullimin e Gerald Kubazit, sulmuesit te Vllaznise qe eshte golashenuesi me i mire i kampionatit aktualisht me 20 gola.
Trajneri Ervin Bulku hodhi në fushë këtë formacion për Shqipërinë U-17: Amarildo Dervishi, Ergi Bastari, Adi Kurti, Ernesto Bakiu, Alion Damini, Egert Selmani, Endi Halili, Dean Vranici, Glenis Belloj, Frederik Tosku dhe Flavio Sulejmani.
Pjea e parë ka qenë e balancuar dhe kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë, që ashtu si Shqipëria është kualifikuar për në fazën Elite Round të Europianit U-17. Ndonëse janë përpjekur vazhdimisht kquezinjtë kanë pasur vetëm një rast të mirë për gol në minutën e 37-të me protagonist Toskun, teksa portieri boshnjak ka zgjidhur situatën.
Në pjesën e dytë tekniku Bulku bën disa zëvendësime duke hedhur në fushë gradualisht një pjesë të mirë të lojtarëve që ishin në stol. Të dyja skuadrat tregohen shumë të kujdesshme dhe mbrohen mirë duke lënë shumë pak hapësirë e për rrjedhojë rastet për shënim janë të pakta. Shqipëria U-17 ka edhe një mundësi me Duron në minutën e 82-të, i cili hyri si zëvendësues, por sërish portieri Mehiç bllokon tentativën.
Mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0 ndeshja e parë, ndërsa sfida e dytë Shqipëri U-17 – Bosnje Hercegovinë U-17 do të luhet më 17 shkurt, në ora 11:30 në stadiumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë.