Ekipi i shqiptareve te Tuzit- Deçiç, vijon serine e rezultateve pozitive ne kampionatin malazez te futbollit. Diten e shtune, ata kane fituar ne transferten e Plevles ndaj Rudarit me rezultatin e paster 3-0.
Te tre golat jane shenuar ne pjesen e dyte te ndeshjes, fillimisht me ane te Gjolajt e me pas e kane derguar topin ne rrjete edhe Vulaj e Rudoviç duke sigluar kesisoj fitoren e rradhes te Deçiç.
Me kete fitore, skuadra e presidentit Pal Dreshaj ka arritur te koleksionoje fitoren e gjashte, nderkohe qe ka edhe tete barazime, ndersa Deçiç ne 14 jave kampionat ende nuk e njeh shijen e humbjes.
Me kete ecuri, tuzianet ndodhen ne vendin e dyte te renditje, menjehere pas Buduçnost dhe ndodhen ne kuoten e 26 pikeve, nderkohe qe skuadra e vendit te trete, FK Podgorica ka 20 pike, pra 6 me pak.
Kjo do te thote se shanset e Deçiç per te qene ne Kupat e Europes jane shume te medha sepse ecuria e ekipit eshte e shkelqyer dhe kete gje ai po e demostron edhe ne fushen e lojes ne çdo takim./SHKODRA-SPORT.COM/