Atalanta i është rikthyer sërish çështjes për të blerë mbrojtësin e Kosovës Standart Liezhit Mërgim Vojvoda.

Sipas mediave italiane dhe belge, klubi bergamesk po vëzhgon disa lojtarë në Europë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

25-vjeçari kërkohej para disa muajsh dhe nga Torino, por me ecurinë fantastike të Atalantës në Europë dhe Itali, Vojvoda do të joshej më shumë për të luajtur për Xhan Piero Gasperinin.

Nëse firmos me Atalantën, ai do të gjejë një tjetër shqiptar te “La Dea”, Berat Gjimshitin. Paraqitjet e mira te ketij te fundit duket se kane bindur drejtuesit e klubit per te pare per nje tjeter lojtar.