Fitore spektakolare e Tiranës në “Air Albania” ndaj Apolonisë. Kampionët e Orges Shehit, shkërmoqën fierakët me rezultatin 5-2, teksa 4 golat u realizuan në pjesën e dytë.

Të besuarit e Kamaratës e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 1-2, teksa në fragmentin e dytë, bardheblutë vendosën diktatin, duke e dominuar totalisht këtë 45 minutësh, ku realizuan plot 4 herë.

Vlen të theksohet fakti se në pjesën e dytë, Apolonia ishte thuajse inekzistente, ku daljet në sulm, ishin me pikatore.

FT: TIRANA-APOLONIA 5-2

Batha 19′ , Torasa 51′, Batha 65′ (p), Ismailgeci 77′, Kale 90+1′  / Levendi 26′, 45+1′