Dje u dha lajmi se trajneri Armando Cungu u shkarkua nga pankina e Kukësit, pikërisht pas humbjes së pësuar në Durrës ndaj Teutës.

Një gjë e tillë u konfirmuar më shumë sot kur trajneri shkodran ka munguar në stërvitjen e ekipit kukësian që është drejtuar nga ndihmësi i tij Hallaçi.

Por duket se pasditen e sotme gjërat kanë ndryshuar. Humbja e Partizanit në Laç, i ka lënë të hapura mundësitë e Kukësit për të kapur sërish vendin e parë dhe nisur nga kjo, mësohet se presidenti Gjici ka vendosur ta kthejë edhe njëherë në krye të ekipit Cungun duke i dhënë edhe një shans tjetër.

E gjitha kjo ka ndodhur për meritë të një shkodrani tjetër. Nëse Ndriçim Shtubina nuk do të shënonte atë 11-metërsh që i dha fitoren më pas Laçit, gjërat mund të kishin marrë rrjedhë tjetër edhe për Cungun.

Prandaj në njëfarë mënyrë sot ka patur një “solidaritet” shkodranësh, ndonëse asgjë nuk ka qenë e programur. E rëdnësishme është që Cungu do jetë sërish në krye të Kukësit.
© shkodrasport.com