Një tjetër firmë për Vllazninë. Mesfushori Stivi Shaba pasditen e sotme ka firmosur një kontratë njëvjeçare me kuqeblutë.

Lojtari që sezonet e fundit ka qenë pjesë e Naftëtarit dhe Tërbunit, rikthehet në shtëpi. Trajneri Lika e ka patur prej ditësh në stërvitje dhe ka preferuar ta ketë në skuadër për sezonin e ri.

Për këtë arsye, ai ka hedhur edhe firmë në kontratë dhe tashmë është një futbollist i Vllaznisë.

Kuqeblutë në këtë mënyrë e plotësojnë organikën me lojtarët e duhur dhe padyshim që eksperienca e fituar deri më tani e Shabës, do të jetë një plus për to.