Çdo ditë është në fushën e stërvitjes duke zhvilluar përgatitje individuale dhe është munduar të ruajë formën sportive, megjithatë një situatë e tillë për të është shumë e vështirë.
Mesfushori i Vllaznisë Ndriçim Shtubina në një prononcim për televizionin Rozafa, e ka pranuar se futbolli i ka munguar shumë gjatë kësaj periudhe, prandaj mezi pret që kampionati të rinisë sa më shpejt.
Për Shtubinën rifillimi i ndeshjeve pa tifozë nuk është diçka pozitive megjithatë, e rëndësishme sipas tij është që ndeshjet të fillojnë sa më shpejt. Madje mesfushori kuqeblu mendon se Vllaznia do të shfrytëzojë faktin që nënvlerësohet nga ekipet e tjera dhe do të ketë synime ambicioze sidomos në Kupë…
Sipas lajmeve që dalin nga Federata Shqiptare e Futbollit pritet që ekipet të rifillojnë stërvitjen më datën 4 të muajit të ardhshëm, ndërkohë që kampionati pritet të rifillojë më 20 maj.