HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShtubina: Vllazninë do ta ndjek gjithmonë, por sivjet e kalojmë në renditje

Shtubina: Vllazninë do ta ndjek gjithmonë, por sivjet e kalojmë në renditje

Egnatia nuk e ka nisur mire kampionatin teksa i ka humbur te dyja sfidat e para te tij, fillimisht ndaj Partizanit, ndersa diten e djeshme ndaj Tiranes ne ndeshjen e luajtur ne Rrogozhine. Por pavaresisht ketij fakti, ne rradhet e kesaj skuadre ka besim se do ia dalin te jene konkurrues deri ne fund.

I ketij mendimi eshte shprehur drejtori sportiv i Egnatias, shkodrani Ndriçim Shtubina i cili duke folur diten e djeshme nder te tjera eshte ngacmuar nga gazetari Alban Xhihani edhe per Vllaznine, ish- skuadren e tij.

“Kemi firmos me 1 sulmues brazilian që është pjesë e jona. Ka nevojë për stërvitje. I kam shpreh objektivat dhe në media, Europën do ta mbaj deri në fund. Kemi ndertuar nje ekip serioz me te cilin kemi pretendime.

A e ndjek une Vllaznine? Nje shkodran që nuk sheh Vllazninë tregon që ka xhelozi ose inat. E kam ndjek gjithmonë Vllazninë dhe do te vazhdoj ta ndjek. Do jetë rivali ynë deri në fund, nuk po them fjalë tjetër po dua ta kalojmë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments