Kushtet e vështira atmosferike në qytetin verior të Kukësit kanë bërë që ndeshja e planifikuar për t’u luajtur sot në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ajo mes Kukësit B dhe Adës së Velipojës në Kategorinë e Dytë, të shtyhet.

Stadiumin e Kukësit, siç shihet edhe në foto, e ka mbuluar bora.

Tani FSHF-ja duhet të caktojë një datë tjetër për këtë ndeshje. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Kukësit, që shkruan:

“Ndeshja e planifikuar të luhej sot midis Kukësit B dhe Adës, nuk do të zhvillohet, për shkak të kushteve atmosferike dhe motit të acartë.

Në bashkëpunim me FSHF-në, ndeshja do të luhet në nje ditë tjetër”. /Vipsport/