Ditën e sotme, ka nisur kampionati i futbollit për femra. Në bazë të programit të FSHF, dueli Vllaznia-Laçi ishte programuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 15:00 në fushën sportive “Reshit Rusi”, por në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Burime zyrtare pranë KF Vllaznia të femrave bëjnë me dije për “Shkodra Sport”, se takimi në fjalë është shtyrë.

Kjo shtyrje është bërë me kërkesë të klubit kuqeblu, i cili nuk ka parapëlqyer të zhvillojë ndeshjen në një fushë me bar sintetik, duke ditur që të mërkurën do të luajnë ndeshjen e dytë për UEFA Women Champions League.

Në të tilla kushte, FSHF ka miratur kërkesën e Vllaznisë që ndeshja e sotme e planifikuar në “Reshit Rusi”, të anullohet për t’u shtyrë për një datë tjetër.
Maringlen ZHIVANI