HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShtyhet seanca gjyqësore, 24 orë ankthi për Alban Hoxhën dhe Partizanin

Shtyhet seanca gjyqësore, 24 orë ankthi për Alban Hoxhën dhe Partizanin

Sot ishte planifikuar që të zhvillohej edhe seanca gjyqësore pranë dhomës penale në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të shqyrtuar edhe çështjen e portierit të skuadrës së Partizanit dhe ekipit tonë Kombëtarë, Alban Hoxha.

Alban Hoxha u arrestua në flagrancë, një ditë më parë duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur dhe menjëherë është shoqëruar në komisariat ku edhe mbahet i izoluar deri në dhënien e masës. Në fakt, ai mbetet në burg sepse seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë për ditën e nesërme në oren 10:00, kur Hoxha do të njihet me masën e sigurisë.

Tashmë, Alban Hoxha rrezikon edhe pjesëmarrjen në derbin ndaj Tiranës që do të luhet ditën e premte në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”./Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments