Të ardhurat që shpërndahen nga UEFA për klubet pjesëmarrëse në kupat e Evropës janë kryefjala e gazetës “Panorama Sport”, që artikull tjetër kryesor ka përzgjedhur lëvizjet te Kukësi.

Verilindorët prezantuan Arlind Kalanë, ndërkohë që pritet të mbërrijnë edhe dy sulmues.

Qëndrimi i Voltana Ademit ka marrë një përgjigje nga Ernest Gjoka dhe zë një vend të rëndësishëm në faqen e parë.

Trajneri i ri i Laçit, kush do marrë drejtimin e Partizanit, si dhe merkatoja e Tiranës, janë përfshirë në artikujt kryesorë të kësaj gazete.

Kombëtarja sërish në fokus: Analiza, pse duhet që Hasi të marrë drejtimin e Shqipërisë.

Sukses tjetër i vajzave të volejbollit, ndërkohë që nga bota janë veçuar risite e Tite te Brazilini dhe kërcënimet ndaj Mesit para miqësores me Izraelin, që është anuluar.

Merkato e Kukësit, trajneri i Partizanit dhe lëvizjet në Vlorë janë artikujt kryesorë të gazetar “Sport Ekspres”.

Flet edhe Armando Cungu, i përfolur për të marrë drejtimin e të kuqve.

Nga vendi veçohen lajme të tjera si: Dëshmia e Jashanicës para komisioneve të UEFA-s, trajneri i ri i Laçit, si dhe situata në Shkodër me riorganizimin e klubit.

Etrit Berisha është në merkato në Itali, ndërsa Bayern Munchen i ka vendosur çmimin “stratosferik” Robert Lewandowski-t.

Në faqe të parë është përzgjedhur edhe një intervistë e Michel Platini.