Humbja e Shqipërisë me Kosovën ka marrë vëmendjen kryesore në gazetat e përditshme sportive në vend.

Sigurisht edhe deklarata e Christian Panuçit pas ndeshjes, si dhe e Roshit, që nuk e ka “kapërdirë” mirë zëvendësimin dy minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Në “Panorama Sport”, në faqen e parë ka edhe disa lajme në lidhje me merkaton, ku në fokus janë Partizani dhe Kukësi.

Ze Maria ndërkohë i përgjigjet spanjollit Rubio, kurse nga Shkodra është Shtubina që lëshon akuza për rënien e Vllaznisë.

Nga bota një sherr te Gjermania veçohet mes të tjerave dhe ky lajm zë vend edhe në “Sport Ekspres”, sikurse edhe tentativa e Juventusit për të blerë Icardin tek Interi.

E ardhmja e Ronaldos dhe planet e Liverpool në merkato janë gjithashtu në qendër të vëmendjes.

Ekspres tek lajmet e vendit ka veçuar të ardhmen e Dajës dhe trajnerin e ri të Flamurtarit, ndërkohë që ka edhe një analizë të ish-drejtorit të Partizanit, Dritan Dervishi.

Po ashtu, edhe ne kete gazete, ka vend per deklaratat e bera nga Shtubina ne lidhje me Vllaznine.

Vëmendje ka marrë edhe miqësorja Shqipëri-Ukrainë, që mbetet mister nëse do të zhvillohet apo jo.