Gazetarët sportivë shkodranë do të mblidhen sërish pasditen e sotme për të kujtuar kolegun e tyre Ramadan Bigza.

Këtë herë me rastin e dyvjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Padyshim që kjo ka qenë një humbje e madhe për të gjithë ne dhe një figurë e tillë e gazetarisë nuk mund të anashkalohet kollaj.

Edicioni i dytë i kupës me emrin e tij do të zhvillohet në kompleksin “Fredi”- Juban, që gjithmonë ka hapur dyert për gazetarët në organizimin e të tilla eventeve.

Në të do të marrin pjesë ekipet e televizioneve lokale të Shkodrës, pikërisht RTSH, TV Rozafa, TV1 Channel dhe Star Plus TV.

Do të marrin pjesë edhe familjarë të Danit. E rëndësishme është që ne nuk do të luajmë për të fituar kupën e vënë nga organizatorët.

Do të luajmë për të nderuar e kujtuar mikun dhe kolegun tonë Ramadan Bigza”.
© shkodrasport.com