E përditshmja sportive “Panorama Sport” është hapur me një lajm për Partizanin: përgjigja që UEFA u ka dhënë për Evropën.

Ka edhe emra të përmendur për merkaton e të kuqve. Arrestimi i bekim Kulit është një tjetër artikull kryesor dhe është i vëllai që flet.

Te kombëtarja një analizë e Sulejman Memës zë një vend të rëndësishëm, ndërkohë që edhe reagimi i Finos për regjistrimin e zgjedhjeve në Gjykatë, është përzgjedhur për faqen e parë.

Në Berat ëndërrojnë: duan Takajn presidenti, kurse Kamza prezanton një kampion bote si trajner.

Largimi i Zidan, tentativa e Milan për Higuain dhe lista e Gjermanisë, janë artikujt kryesorë të përzgjedhur nga bota.

Edhe në “Sport Ekspres” artikulli kryesor është përgjigja që UEFA i ka kthyer Partizanit, ndërkohë që Takaj është zbërthyer në një intervistë në këtë gazetë.

Ka edhe lajme merkatoje, konkretisht për largime. Prezantimi i trajnerit të ri të Kamzës, fitimi i titullit nga të rinjtë e Vllaznisë, si dhe dëshirat e Tiranës në merkato, janë përfshirë në faqen e parë.

Konferenca e Mavrajt dhe Balajt zënë një vend të rëndësishëm, ndërkohë që nga bota largimi i Zidan dhe lista e largimeve nga Bayern Munchen janë lajmet më të forta.

Hapësirë edhe për atletikën, flet presidenti i federatës. /EDS/