Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShuhen dilemat, Aleksandar Isaevski prezantohet te Dinamo

Shuhen dilemat, Aleksandar Isaevski prezantohet te Dinamo

Aleksandër Isaevski është zyrtarisht një lojtar i Dinamos. Shuhen zërat përfundimisht për ish-mbrojtësin e Vllaznisë që kërkohej nga shumë ekipe në Kategorinë Superiore, por maqedonasi ka preferuar të veshë fanellën e skuadrës kryeqytetase, asaj të Dinamos.

26-vjeçari maqedonas luajti për një sezon me skuadrën shkodrane ku spikati me paraqitjet e tij dhe u aktivizua në total mes Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë në 33 ndeshje nga ku ka realizuar një gol dhe ka dhuruar dy asiste.

Lajmin e transferimit të tij tek skuadra blu e ka bërë publike vetë klubi i Dinamos nëpërmjet një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË DINAMOS –

“Aleksandar Isaevski… zyrtarisht Dinamovit

Mbrojtësi 26-vjeçar është zyrtarisht pjesë e Dinamos si afrimi më i fundit në merkato. Lojtari i krahut të majtë vjen si një përforcim me shumë vlera në repartin e mbrojtjes.

#MirësevjenAleksandar #Dinamo #WeAreBack”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments