Alen Sherri, Klejdi Rapo, Aurel Demo, Lukas Ramos, Renato Malota, Mentor Mazrekaj dhe Dorian Kërçiku janë zyrtarisht afrimet e Laçit deri më tani, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për të rinjtë Endri Murati dhe Dijar Nikqi, të cilët shihen si investim i klubit për të ardhmen.
Nga ana tjetër, të larguar nga kurbinasit deri më tani janë futbollistë si Dimitri Stazhilla, Dembakui Jomba, Eglentin Gjoni, Bedri Greca dhe Uendi Vecaj.
Siç shikohet, ne listen e te larguar eshte edhe mesfushori shkodran me tipare sulmuese Uendi Vecaj. Ecuria e tij tek kurbinasit nuk ka qene ajo e duhura dhe per rrjedhoje, palet kane vendosur qe bashkepunimi te mos vazhdoje.
Ne kete menyre, Vecaj aktualisht eshte nje futbollist pa kontrate. Nje ecuri qe ne fakt tregon se gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet per kete lojtar i cili spikati tek Vllaznia, me pas kaloi tek Dinamo e Zagrebit, por vetem kaq.
Prej atij momenti, vetem huazime dhe kontrata te shkurtera, duke bere qe sot te jete pa ekip. Nje lojtar me te dhena shume te mira dhe natyrisht qe te vjen keq kur gjerat shkojne keshtu, megjithate eshte vetem 23 vjeç dhe ka kohe te rikuperoje gjithçka.