Sindrit Guri eshte deshira e madhe e merkatos se Vllaznise, Partizanit por edhe e ndonje skuadre tjeter te kampionatit shqiptar, por sulmuesi shkodran mund te perfundoje ne Turqi. Kjo sepse ai ka marre oferta edhe nga ky vend.

Drejtuesit e Partizanit e kane takuar ditet e fundit dhe kane biseduar gjate me te, per t’i mbushur mendjen qe te vishet i kuq ne sezonin e ri, por rruga per tek sulmuesi shtatelarte po behet gjithnje e me e veshtire.

Përveç faktit që Shkëndija ka në dorë rinovimin edhe për një sezon të ish-sulmuesit të Kukësit, “Panorama Sport” ka arritur të mësojë se Boluspori, klub i Ligës së Parë turke, ka hyrë në garë për shërbimet e Gurit.

Kështu, edhe në rast se Shkëndija e lë të lirë, Partizani vështirë të mposhtë ofertën që do të propozojë klubi turk, ku aktualisht aktivizohen Gentian Selmani dhe Dejvi Bregu.