Sindrit Guri mbylli një sezon jo shumë të suksesshëm me Ostendenj, ku me ardhjen e sulmuesit Tom De Suter, iu desh që shumë takime t’i niste nga stoli.

Megjithatë, këtë sezon pritet të ndryshojnë gjërat për sulmuesin shkodran duke qenë se klubi ka besim te ai dhe duket se do të ketë rolin kryesor në sulm.

Të dielën, do të nisë kampionati belg dhe Ostende do të ketë përballë Anderlehtin, skuadër ndaj së cilës sezonin e shkuar, Guri shënonte që në ndeshje të parë. Edhe për këtë takim, Gurit i ishte besuar sulmi nga trajneri i tij dhe është provuar në stërvitje si sulmues kryesor.

Një dëmtim i pësuar në kyçin e këmbës, e ka vënë në dyshim aktivizimin e Gurit. Ai ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe tashmë nuk është e qartë nëse do të arrijë të jetë gati për ndeshjen e së dielës apo jo, duke qenë se mund të rrezikojë një dëmtim më të rëndë, megjithëse sot pritet të vendoset për të nëse luan apo jo. /VipSport/