Videoja e festës së fitores ndaj Laçit për ekipin e Vllaznisë ka bërë xhiron e të gjitha mediave dhe rrjeteve sociale dhe padyshim që shumëkush e ka pëlqyer atë. Por ka patur edhe prej atyre që mendojnë se nuk duhet festuar në atë mënyrë.

Kështu mendon të paktën gazetari i njohur Gëzim Sinemati. Ai ka folur gjatë emisionit “Procesi Sportiv” teksa në lidhje me këtë temë është shpehur:

Mua më duket e ekzgjeruar festa e Vllaznisë pas fitores së fundit ndaj Laçit. Pjestarët aktualë të Vllaznisë kanë nevojë të shohin videot e Vllaznisë së para 20-30 vjetëve, madje duke filluar nga Vllaznia e Sabah Bizit deri tek ajo e para disa viteve. Ajo nuk e ka pas zakon ta bëjë dasëm pas fitores. Vllaznia e ka detyrë fitoren.

Ajo atë mënyrë loje ka, atë kulturë ka, por duhet të bëjë foto e të kërcejë edhe kur humbet. Mjafton që të shohim gjithë ekipet e tjera në botë dhe askush nuk e bën një festë të tillë pas një fitoreje.

Unë jam i mendimit që festat të bëhen private dhe të mos dalin në qarkullim. Tifozi shkodran e pranon një festë e tillë që të marrësh fitore në çdo ndeshje të kampionatit dhe në fund t’i dhurosh titullin. Kështu ta fal tifozi shkodran.

Shkodra nuk do që të festohet për një fitore dhe për një humbje askush nuk ndihet, ajo do titullin kampion”- ka thënë ndër të tjera Sinemati./SHKODRA-SPORT.COM/