Ne opinionin sportiv shqiptar ka ende shume diskutime per skemen e re te kampionatit shqiptat, ate me “Final Four” dhe per me teper, nisur nga fakti se skuadrat nuk po mundohen te shkeputen nga te tjerat sepse e dine qe se piket nuk vlejne shume kete sezon.

Por nga ana tjeter, ndryshe mendon presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka e kete gje e ka shprehur edhe n enje interviste te dhene diten e djeshme per mediat kur ka deklaruar:

“Ne duhet ta shohim deri në fund, pastaj të nxjerrim konkluzionet. Ne kemi kohë që luajmë me një skemë me 10 skuadra, me katër faza vajtje-ardhje. Nuk është se kemi vendosur në një ditë që të bëjmë një mbyllje të kampionatit me një “Final 4” për të patur një spektakël finale për të shpallur skuadrën kampione.

Kur kjo skemë vendoset nga fillimi nuk ka pse paragjykohet, sepse të gjithë e dinë se çfarë po luajnë. Kemi eksperienca të tilla me “Final 4” dhe që kanë rezultuar pozitive. Dhe ne kemi bindjen që kjo do të jetë pozitive. Pastaj, nëse do të kërkosh gjilpërën në kashtë, e gjen gjithkund.

Çdo skemë ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ne mendojmë se kjo skemë ka më shumë të mira se sa të këqija. Do të ketë shumë më shumë emocione në fund, në ndeshjet e “Final 4” dhe nuk i heq asnjë gjë kampionatit. Nuk besoj se kishte ndonjë gjë për të kritikuar në kuptimin sportiv ndeshjen derbi.

Pra, vazhdon të bëhet një kampionat i mirë, nuk mund të ketë tolerime sepse del jashtë katërshes, por edhe brenda katërshes ka stimuj të tjerë që nuk të lejojnë të bësh tolerime. Kështu që unë mendoj se është një skemë e mirë, e diskutuar padiskutim, çdo gjë e re diskutohet, por pasi i shijon, mund të bëjnë edhe autokritika, siç ishin shumë ato që ndodhën me Silvinjon në emërimin në krye të Kombëtares”.