Skënderbeu- Vllaznia dhe Dinamo Partizani dy takimet e sotme të Abissnet Superiore. Dueli i Korçës hap fillimisht javën e 22-të të elitës së futbolit shqiptar me start orën 16:45.

Sipas asaj që është konstatuar te të dy klubet, kryesisht nga deklaratat respektive të trajnerëve Memelli e Brdraiç, ky takim e ka të ndaluar barazimin.

Tekniku i Skënderbeut do të ketë në dispozicion një grup futbollistësh më të plotë nga ajo që u pa javën e kaluar në Rrogozhinë. Mungesat e Marës, Vangjelit, Meksit dhe Moraesh determinante por rikthimet e Randi, Zhan Viktor, Vitija, Bajrami etj, ngrohin situatën korçare.

Te shkodranët dy mungesat e linjvae të mbrojtjes Gurishta e Hakaj përbëjnë problemin e stafit teknik shkodran i cili sot në mungesë të Brdariç (pezulluar me kartonë) do të kryesohet nga Elvis Plori.

Ndërkaq Skënderbeu mes kampionatit dhe Kupës nuk fiton një ndeshje që nga 18 dhjetori i vitit të kaluar. Korçarët janë të fundit në klasifikim me 16 pikë ndërsa Vllaznia e 4-ta me 34 pikë në 21 takime.