Skenderbeu i Korçes ka marre nje fitore me shume vlere ne nje ndeshje shume te veshtire si ajo qe ka luajtur pasditen e sotme ne transferte ndaj Luzit. Djemte e drejtuar nga Migen Memelli kane fituar me rezultatin 2-1 dhe protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi shkodran Belajdi Pusi qe ka shenuar golin me vlere trepikeshe.

Ndeshja ka patur shume momente interesante dhe kane qene futbollistet e Luzit ata qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Ferrajt ne minuten e 39-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e ndeshjes.

Ne te dyten Skenderbeu duke mos u pajtuar me disavantazhin, eshte hedhur ne sulm dhe fillimisht ka arritur te barazoje shifrat me ane te futbollistit Abubakar ne minuten e 56-te, por ai nuk do te mjaftohej me kaq.

Pas rritjes se presionit, do te vinte edhe goli i dyte dhe njekohesisht ai qe do te vuloste fitoren e korçareve. Protagonist dhe autor i shenimit te tij do te ishte Belajdi Pusi qe ne minuten e 65-te do te dergonte topin ne rrjete duke i dhene Skenderbeut tre pike me shume vlere.

Pusi ka qene per 90 minuta ne fushe ne kete takim, ashtu si dhe shkodrani tjeter, mbrojtesi Drtimit Beci, ndersa shkodrani i trete Uendi Vecaj nuk ka luajtur asnje minute ne kete takim.

Me fitoren e sotme Skenderbeu eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve dhe dalengadale fillon ngjitjen drejt vendeve te para te renditjes, gje qe e ka edhe edhe objektiv sepse deshiron rikthimin ne Superlige./SHKODRA-SPORT.COM/