Fundi i sezonit po sjell edhe levizjet e para ne merkato dhe njera nga skuadrat me aktive me levizjet ne dalje pritet te jete Skenderbeu. Per disa prej lojtareve te saj te ri, ka interes nga ekipe te ndryshme europiane dhe per kete arsye pritet qe korçaret te mbushin arken e tyre.
Ditet e fundit eshte folur per nje interes ne lidhje me futbollistet Rashica e Liço, por ne skene se fundi ka dale edhe emri i nje tjeter lojtari qe pritet te transferohet jashte vendit vetem pas pak ditesh.
Behet fjale per sulmuesin Ivan Kabral Xhantu i cili pritet te transferohet ne Danimarke. Sipas “Panorama Sport”, eshte klubi Sonderjyske qe ka shfaqur interes per kete futbollist dhe eshte gati te paguaje nje shume prej 200 mije eurosh ne arken e Skenderbeut per ta lene te lire ate.
Sulmuesi kamerunas pritet të zyrtarizohet te Sonderjysk pasi të mbyllë sezonin me Skënderbeun të premten në finalen për vendet 3 dhe 4 kundër Vllaznisë. Sonderjyske do të militojë në elitën e futbollit danez në sezonin e ri.