Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORI“S’kishin këpucë në këmbë, tani bëjnë shqiponjën”, deputeti grek “sulmon” Ergys Kaçen...

“S’kishin këpucë në këmbë, tani bëjnë shqiponjën”, deputeti grek “sulmon” Ergys Kaçen dhe Eleni Foureiras

Sot është diskutuar në parlamentin grek miratimi i Memorandumit të Bashkëpunimit të dy ministrive të Jashtme për përshpejtësimin e procedurave të integrimit të Shqipërisë në BE- drafti ligjor, ku ka pasur një reagim tepër të ashpër ndaj shqiptarëve.

Ddeputeti i “Agimit të Artë” Ilias Kasidiaris nuk ka ngurruar të japë një “show” të vërtetë shpërthimi racist, duke u referuar dhe tek pjesëmarrja e Eleni Fureira në Eurovizion.

Ai nuk la pa përmendur rastin e mesfushorit të Kombëtares, Ergys Kaçe, i cili para disa vitesh, pozoi me fanellën e UÇK-së Qëndrimi i ashpër i Kasidiaris ka bërë bujë në median vendase, duke e dënuar haptazi mjaft prej tyre.

“Ju e shihni kush janë shqiptarë. Merrni rastin e Eurovisionit, reklamojmë një këngëtare që nuk thoshte se ishte shqiptare, e të gjithë këta lamashët futbollistë e këngëtarë sapo bëjnë para fillojnë të veshin bluzat e UÇK, e të bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe. Le të shkojnë aty ku ishin askushi e nuk kishin këpucë në këmbë.

Asnjë bisedë për shqiptarët, asnjë negociatë, derisa të ndalojë politika antigreke e qeverisë shqiptare.

Veto greke kërkon Agimi i Artë për të mos vijuar asnjë diskutim me sistemin Rama per integrim në BE”,- përfundoi delirin racist deputeti i Agimit të Artë sot në parlamentin grek.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments