Problemet financiare që e çuan në Serinë D, duket se janë një kujtim i largët për skuadrën e Barit, që ka kaluar në pronësinë e familjes De Laurentiis (kanë edhe Napolin) dhe po ngjitet me shpejtësi nga një ligë në tjetrën.

Kështu fundjavën që kaloi, skuadra e jugut të Italisë siguroi rikthimin në Serinë B, teksa në ndeshjen ndaj Palermos në shtëpi, pati më shumë se 25 mijë tifozë, një rekord më vete ky për një takim të Serisë C.

Festa në stadiumin “San Nicola” ishte vërtetë e jashtëzakonshme, me tifozët që kanë gjetur kënaqësinë e të ndjekurit të skuadrës së tyre dhe mezi presin një rikthim të bujshëm në Serinë A, aty ku Bari mungon që prej 2011-ës.

Pas përfundimit të ceremonisë së titullit kampion të Serisë C në stadium, festa ëshët zhvendosur në rrugët e qytetit, me autobusin e skaudrës që ka parakaluar mes mijëra tifozëve që kishin dalë për t’i përshëndetur.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=976981303006142&t=5