Të shtunën të dy ata bënë një paraqitje të mirë në garat e Kampionatit Ballkanik që u zhvilluan në Stamboll të Turqisë. Njëri- Izmir Smajlaj, zuri vendin e parë në këto gara, ndërsa tjetri- Franko Burraj, u renditur i dyti dhe u shpall nënkampion.

Dy atletët shkodranë nuk janë kthyer fare në Shqipëri, por kanë fluturuar menjëherë drejt Serbisë, aty ku pasditen e nesërme do të marrin pjesë në një turne ndërkombëtar që do të zhvillohet në Beograd.

Dyshja Smajlaj- Burraj ka marrë pjesë edhe vitin e kaluar në këtë Miting dhe të dy kanë zënë vendet e para duke marrë edhe medaljet e arta. Ndërkohë, të njëjtin synim ata do të kenë edhe sivjet dhe këtë gjë e kanë shprehur edhe në një prononcim të dhënë për “Shkodra Sport:

Izmir Smajlaj: “Në garat e Beogradit unë synoj që të kalojë distancën e 8 metrave dhe kuptohet të marr sërish vendin e parë dhe medaljen e artë, ashtu si dhe vitin e kaluar”.

Franko Burraj: “Nisur edhe nga rezultati i kënaqshëm që arrita në Stamboll, të synoj një rezultat edhe më të mirë në garën që do të zhvilloj në Beograd”.

Kjo do të thotë se do të synojë të thyej rekordin kombëtar të kësaj gare në sallat e mbyllura, rekord që mbahet nga unë dhe kuptohet do synoj edhe vendin e parë dhe medaljen e artë./SHKODRA-SPORT.COM/