Mario Xhufredi nuk arriti të bënte asgjë për të larguar Hysajn nga Napoli, e për më tepër ai ka shtuar edhe problemet për mbrojtësin shkodran. Deklarata e shumta të dhëna në media shpesh herë kanë bërë polemika dhe e kanë përkeqësuar jo pak marrëdhënien mes klubit dhe futbollistit.
Së fundmi, Xhufredi u shpreh se ka bërë gjithçka për ta larguar nga Napoli, e madje duke shtuar se edhe Xhovani di Lorencon e ka sjellë në skuadër për të larguar Napoli. Ish-mbrojtësi i Empolit shënoi ndaj Juventusit dhe duket se vështirë të lëshojë vend në formacion këtë sezon, duke e lënë Hysajn mbrojtës të tretë pas Malkuit.
“Objektivi im primar ishte që të largoja Hysajn nga Napoli dhe kam punuar deri në momentin e fundit. Për fat të keq, një arsye apo një tjetër nuk më lejuan ta largoj dhe mbeti aty. Normal që nuk doja unë ta lija te Napoli por klubi.
Di Lorencon e solla unë te Napoli, por jo për rivalizuar me Hysajn. Atë e solla sepse doja që t’i hapja rrugë një largimi më të lehtë të tij sepse kurrë nuk do të doja dy futbollistët e mi në të njëjtin rol. Tashmë ai ka kontratë deri në vitin 2021 dhe është në dispozicion të trajnerit”, tha Xhufredi./vipsport/