Zërat për transferimin e Kristiano Ronaldo tek Mançester Siti kanë trazuar jo pak fansat e Junajtid të cilët e quajnë si tradhti këtë lëvizje të Ronaldos.

Ronaldo luajti për 6 sezone me fanellën e ‘’djajve’’ duke u shndërruar në një yll, por futbolli ky është. Një reagim të shkurtër mbi këtë çështje bëri dhe trajneri i Junajtid, Ole Gun Solskjaer.

Trajneri norvegjez e nënkuptoi lëvizjen e Ronaldos si ‘’tradhti’’ ndaj klubit duke u shprehur:

‘’Për mua nuk ka asnjë problem, por ne e dimë që nëse luanë për Junajtid, nuk mund të transferohesh te Siti’’.

Kjo deklaratë e trajnerit norvegjez vjen pas deklaratave të dala nga goja e Ronaldos disa vite më parë ku shprehej se ‘’nuk do të transferohej kurrë te Siti për para’’.

Fjalët e Solskjaer kanë bërë bujë të madhe, pasi dhe Mançester Junajtid provoi të rikthente Ronaldon pak kohë më parë, por oferta u refuzua nga vetë lojtari.