Mehdi Çoba eshte shembulli me i mire i lojtarit qe duke punuar fort ne stervitje, mund t’i ngjise shkallet e karrieres. E ka bere kete gje edhe gjate sezonit te kaluar kur ndonese nuk u perfshi te ekipi i pare, luajti dhe shenoi shume gola me ekipin U21 te Vllaznise.

Po e ben edhe ne kete fillim- sezoni te ri, si ne ndeshjet miqesore ashtu edhe ne Kupat e Europes. Dhe si rrjedhoje, sulmuesi 21 vjecar ka marre sot edhe ftesen per te qene pjese e kombetares se kesaj grupmoshe per ndeshjen zyrtare ndaj Çekise.

Kjo padyshim qe ka entuziasmuar edhe vete klubin shkodran i cili ne faqen e tij zyrtare i ka uruar perfaqesim sa me dinjitoz te fanelles kuqezi ketij lojtari.

“Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 22 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen Republika Çeke – Shqipëri, që luhet më datë 6 shtator (ora 18:00) dhe është e vlefshme për Kampionatin Europian 2023 për moshën U-21.

Në listën e 22 lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje, bën pjesë edhe futbollisti ynë Mehdi Çoba. KF Vllaznia i uron atij përfaqësim sa më të denjë të fanellës kuqezi”- shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia.