Ne karrieren e tij ka patur jo pak sukses. Duke luajtur fillimisht me Vllaznine, pastaj me Aden, Laçin, Kamzen, Terbunin e se fundi me Veleçikun, kudo eshte munduar te lere gjurme dhe sidomos karriera me kurbinasit ka shenuar edhe majat per te.

Valdano Nimani ka vendosur nderkohe te marre nje vendim te rendesishem: Ne moshen 32 vjeç i ka dhene fund karrieres si futbollist, por nuk do te largohet nga futbolli. Demtimi qe pesoi ne tendine gjate sezonit te kaluar kur ishte pjese e Veleçikut, e ka lene per nje kohe te gjate larg fushes se blerte dhe per kete arsye, tashme ai ka vendosur “te nderroje zanat”.

Kjo ngaqe prej dites se sotme ka nisur pune si trajner prane Akademise “Djelmia shkodrane”. Kete e ka njoftuar kjo e fundit permes nje njoftimi ne faqen zyrtare ku shkruan:

“Djelmnia Shkodrane në keto dite te nxehta vere ka ofruar ne staf nje ish- futbollist te shkelqyer, nje djale te mrekullushem, me energji e tij, eksperiencen e tij, edhe me pasionin e tij qe ka per futbollin, ne besojme qe eshte afrimi i duhur ne akademine tone tanime ne rolin e trajnerit. #Valdano #Nimani ⚽️suksese”