Lushnja do të luajë në transfertë përballë Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të Kategorisë Superiore dhe në lidhje me këtë takim ka folur trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla.

Ai shprehet se Lushnja do të udhëtojë drejt Shkodrës për një rezultat pozitiv dhe skuadra do të luajë fort, pasi nuk ka asgjë për të humbur.

Duke vlerësuar Vllazninë, Gjyla ka besim se Lushnja do të arrijë të marrë një rezultat pozitiv.

“Ne e dimë që Vllaznia është ekip i fortë dhe ka moral të lartë pas fitores me Skënderbeun, por edhe ne nuk kemi çfarë humbasim.

Ata kanë moralin e lartë, por le të themi që ne nuk kemi presion kështu që jemi në ekuilibër.

Ne do të shkojmë për të marrë më të mirën, pastaj fusha do të tregojë nëse e meritojmë apo jo të marrim pikë.

Kam disa mungesa por i kam marrë masat dhe lojtarët që do të luajnë do të japin më të mirën”, u shpreh Gjyla. /Vipsport/