Vllaznia ka më shumë shanse për të fituar në ndeshjen që do të nisë pas një orë në Lezhë ndaj Besëlidhjes.

Ky është rezultati i sondazhit të hapur paraditen e sotme nga “Shkodra Sport” dhe që është mbyllur në këto momente.

87 për qind e atyre që kanë votuar në këtë sondazh, ia kanë dhënë votën fitores së Vllaznisë e cila sipas tyre është më e avantazhuar për të dalë me sukses nga kjo përballje.

Megjithatë ka edhe 13 për qind të votuesve që mendojnë ndryshe. Sipas tyre, meqë Besëlidhja luan në fushën e saj, duhet ajo të fitojë. Për më tepër që lojtarët lezhjanë mund të jenë më të motivuar për të ndalur një ekip si Vllaznia.

Gjithsesi ky është një sondazh thjesht për të krijuar një përceptim sesi e mendojnë tifozët e të dy skuadrave rezultatin e kësaj sfide.
© shkodrasport.com