Ne barazim pa gola eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes qe po luhet ne Lezhe ne mes Vllaznise dhe Beselidhjes. Ndonese 45 minutat jane dominuar nga shkodranet, ata nuk kane arritur dot te shenojne ne porten vendase.

Vllaznia vinte ne kete takim me dy mungesa te rendesishme. Lika e Gocaj kane patur probleme shendetesore dhe kane qene te pamundur per te luajtur.

Loja ka nisur me mire per Vllaznine e cila qe ne minutat e para hidhet ne sulm ne kerkim te golit.

Edhe rastet ne fakt nuk mungojne sepse Junior e Hajdari dalin para portes se Bajrit dhe me gjuajtjet e tyre jane shume prane golit.

Beselidhja nga ana e saj mbrohet me shume forca dhe me ane te ndonje kundersulmi kerkon te godase porten e Sherrit.

Ne minuten e 36-te Zeqaj me koke ka mundesi ta dergoje topin ne rrjete por gjuajtja e tij nuk eshte e sakte dhe perfundon mbi traverse.

Perfundimisht barazim 0-0 ne fund te pjeses se pare, nje rezultat qe le gjithçka te hapur per pjesen e dyte.

www.shkodrasport.com