Pasditja e sotme do të dhurojë një sfidë shumë interesante të vlefshme për Kategorinë e Dytë, pikërisht “derbin” në mes Murlanit dhe Adës, i vlefshëm për javën e pestë të kampionatit. Një sfidë kjo që vjen në një moment aspak të mirë për të dy ekipet.
Kështu, Murlani ka zhvilluar tre ndeshje deri tani dhe i ka humbur të tre ato ndaj ekipeve kundërshtare që është ndeshur, ndërsa Ada ka luajtur katër dhe ka humbur po aq. Si rrjedhojë, të dy ekipet kanë akoma zero pikë në tabelën e renditjes.
Në fakt, kuptohet që të dy këto ekipe, do të tentojnë fitoren ditën e sotme, e cila do t’u bëntë shumë punë. Si Murlani, ashtu edhe Ada, do të kërkojnë të marrin fitoren e parë, sepse që të dy ekipet dëshirojnë t’i largohen vendeve të fundit ku ndodhen në renditje.
Ndeshja në mes dy skuadrave, Murlani dhe Ada, do të luhet ditën e sotme në fushën sportive të Barbullushit, duke nisur nga ora 14:00 dhe pritet me interes nga tifozëritë e të dy ekipeve.
Maringlen ZHIVANI