HomeFUTBOLLI I FEMRAVESot gjithçka për t'u shijuar, dite feste për sportin në Shkodër dhe...

Sot gjithçka për t’u shijuar, dite feste për sportin në Shkodër dhe Shqipëri

Sot do jetë një ditë feste për sportin në Shkodër, e veçanërisht për futbollin e femrave. Kjo pasi Vllaznia e vajzave do luajë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e top këmbës në vendin tonë. Vajzat kuqeblu të kualifikuara në grupet e Champions League, në orën 17:45 do zbresin në “Loro Boriçi”.

Dhe kjo as më pak e as më shumë për tu ndeshur me një emër të madh të futbollit siç është Real Madrid. Patjetër që nuk është Real Madrid i meshkujve që ka shkruar historinë në futbollin botëror, por sërish sfida mban doza të mëdha emocionesh dhe përballje se vështirë mund të përsëriten në histori. E jo vetëm nga Vllaznia, por nga mbarë gjithë ekipet e futbolli shqiptar.

E sot çdo gjë është për tu shijuar e një eksperiencë që duhet të jetë e paharrueshme për të gjithë. Duke filluar nga vajzat në fushë që shohin ëndrrat e tyre të plotësohen. E për të vijuar me stafin teknik, me në krye trajnerin, Nikolin Leka që sheh ti shpërblehet mundi e sakrifica e viteve.

E për ta mbyllur me presidentin, Lazer Matija. Investimi dhe vizioni i të cilit e dërguan skuadrën dhe futbollin e femrave në Shqipëri në këtë nivel. Sot një ambient tërësisht familjar pritet në shkallët e “Loro Boriçit”.

E ndoshta duke mos pasur aspak presionin e rezultatit, vajzat shkodrane mund të realizojnë një mrekulli tjetër. Epo në sport nuk i dihet kurrë, jo gjithmonë mund të fitojë më i forti apo më favoriti në letër.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments