Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESpektakël dhe dramë deri në fund, Tirana mund Vllazninë me gol në...

Spektakël dhe dramë deri në fund, Tirana mund Vllazninë me gol në shtesë dhe fiton Superkupën

Tirana është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë për herë të 12 pasi ka fituar një ndeshje dramatike ndaj Vllaznisë me shifrat 3-2 në “Air Albania”.

Sfida nis me një gol të shpejtë të Malës për kuqeblutë, ndërsa Tirana bëri për shumë minuta një lojë të vakët pa rrezikuar portën e Zogoviç. Megjithatë, barazimi do të vinte në mënyrë spektakolare me “gërshërën” e Patritk i cili dërgoi sferën në rrjetë duke mbyllur në barazim pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte shumë më e ndezur, sidomos pas golit të avantazhit të Hasanit për bardheblutë. Josa provoi gjithçka duke shtuar forcat në sulm dhe Vllaznia ia doli të barazonte me penallti falë Latifit. Por në shtesën e ndeshjes, Xhixha, i cili kishte qëndruar në qetësi dhe po bëhej gati të zëvendësohej nga trajneri Shehi, gjeti devijimin e duhur duke i dhënë suksesin 3-2 Tiranës dhe trofeun e radhës.

TIRANA-VLLAZNIA 3-2
40′ Patrik, 53′ Hasani, 90’+2′ Xhixha / 7′ Mala, 85′ (p) Latifi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments