Tek Akademia Vllaznia futbollisti qe po spikat me se shumti ne kete pjese te pare te ketij sezoni eshte padyshim sulmuesi 16 vjeçar Gerald Kubazi. Ai eshte shnderruar protagonist per Vllaznia U17 me lojen dhe golat e shumte te tij.

Kjo ka bere qe shume menaxhere dhe drejtues ekipesh te ndryshme kane filluar te shfaqin interes dhe pikerisht per kete arsye, vete ai ka vendosur qe t’ia besoje te ardhmen e tij sa i takon menaxhimit nje agjensie e cila po spikat kohet e fundit.

Behet fjale per DV Sportconsult, pjese e se ciles eshte edhe shkodrani i njohur Alsid Tafili. Ka qene ky i fundit qe mesa duket ka bindur sulmuesin e talentuar per te firmosur per ta dhe keshtu ka ndodhur.

Ka qene vete mesfushori i njohur i cili ka kontribuar ne disa kontrata te nenshkruara nga futbolliste te ndryshem ne muajt e fundit, ai qe ka postuar nje foto me Kubazin dhe po ashtu, duke treguar se kane firmosur me te.

Natyrisht qe te gjithe shpesojne qe karriera e saponisur e 16 vjeçarit te vije gjithnje ne rritje duke e pare fillimisht me ekipin e pare te Vllaznise dhe pastaj pse jo ne nje ekip te njohur ne Europe./SHKODRA-SPORT.COM/