Presidenti i FSHF-së Armand Duka, foli pas përfundimit të Superkupës së Shqipërisë, ku Tirana triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Vllaznisë, teksa për mikrofonin e “Oversport”, ndër të tjera u shpreh:

“Jam i kënaqur që sot u rikthyem në futbollin vendas, gjithë këtë muaj kemi jetuar me Botërorin e Katarit. Ambient i mrekullueshëm, dy skuadra dinjitoze, me një lloj urie, për të vijuar pjesën tjetër të kampionatit.

Ndeshja në përgjithësi ishte shumë e bukur, pamë 5 gola, nuk është kollaj t’i shikojmë në kampionatin shqiptar. Futbollistët kanë jetuar gjithmonë, kanë bërë stërvitje, Botërori i ka motivuar akoma më shumë

Superkupa më mirë në këtë sezon, në gusht kishte më pak vëmendje, futbollistët nuk ishin të përgatitur dhe ndeshjet nuk arrinin në nivelin e duhur. Ky është fillimi i një tradite ndryshe, për ta komercializuar më shumë.

Rikthemi në datë 11, për të vazhduar edhe me 2 javë të tjera në dhjetor, uroj të kemi sa më shumë ndeshje të bukura dhe spektakël”, u shpreh Duka.