Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, e theksoi humbjen përballë Tiranës në Superkupë si rrjedhojë të gabimeve individuale.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me impenjimin e djemve, jam i kënaqur me të gjithë lëvizjet që bëmë sa i përket mbulimit të dy qendërmbrojtësve që na mungonin. Përveçse ishte një ndeshje testi, ishte një finale e Superkupës, ishte një ndeshje testi sa i përket asaj me Egnatian që është shumë e fortë.

Humbja nuk i pëlqen asnjërit, kishim ardhur për të luajtur futboll e fituar. Skuadra luajti futboll gjatë ndeshjes, u munduam të luanim në mënyrën tonë. Erdhi problemi që kaluam në disavantazh. Më vjen keq sidomos për golin e parë dhe të dytë. Goli i parë ishte një goditje perfekte e Patrik, por ne duhej të ishim më rigoroz në markimin në zonën tonë se topi fluturoi shumë lart dhe duhej të shkonte sesbën lojtar. Por goli ishte shumë i bukur, sa i përket golit të dytë sikur e kërkuam vetë. I kisha thënë që do na bënin presion lart. Gabimet ndodhin, por nuk duhet t’i përsëritim në ndeshjet e tjera se shohin skuadrat e tjera dhe janë të afta të na kundërvihen.

Nëse Liridoni do ishte gati do e futnim që sot, por skuadra derisa ka mbaruar një fazë kampionati me lojtarë të tjerë të cilët ishin edhe sot në gjendje të mirë, them se Liridoni dalëngadalë do vijë në nivelin që kërkojmë. E dimë cilësinë, Vllaznia e do një Liridon të mirë, edhe ne e bashkëlojtarët, nuk do të nxitohemi, të shohim si shkojnë punët që të shohim problemet që kemi nesër.

Sot Gurishta dhe Shehi ishin në lartësinë e duhur, u bënë gabime në mënyrën e zhvillimit të lojës se e dini që nuk e kemi atë cilësi që të nxjerrim topin në atë formë. Jam shumë i mërzitur me golin e parë, ndërsa me golin e dytë e vetmja gjë që i porosita ishte që të mos i japim armë Tiranës që të na godasë me gabimet e tuaja. Mirë që ndodhi sot e të mos ndodhë në kampionat.

Rasti i golit ishte 16 metra gol. Nuk më pëlqen shumë të markoj nëj për një, por problemi është që në atë rast ishte zone, se lojtari aty duhej të shkonte direkt te Patrik,. Një top 50 metra nga këndi pa asnjë ndërhyrje, pavarësisht se goli ishte i shkëlqyer dhe e uroj, duhet të shkonte lojtari. Këto gjëra i kemi pësuar edhe në ndeshje ndërkombëtare, ndeshjen në Rumani”, tha për “Oversport” Josa.