Presidenti i Tiranës, Refik Halili, u shpreh tepër i lumtur, për triumfin që bardheblutë arritën në Superkupën e Shqipërisë, ndaj Vllaznisë. Në prononcimin pas ndeshjes për mediat Halilu deklaroi:

“Dihet që të fitosh një trofe është e rëndësishme, duhet shumë punë. Unë përgëzoj gjithë tifozerinë tonë, në veçanti futbollistët që janë të mrekullueshëm, stafin.

Jam i gëzuar, iu shtua klubit tonë edhe një trofe më shumë. Krenar ndihem për këtë gjë. Nga vit në vit shpresojmë të fitojmë një trofe, do të jetë gjë shumë e mirë.

Ti marrim gjërat me radhë, së pari duhet të përqendrohemi në kampionat, është shumë i gjatë. Kjo mbaroi të gëzojmë sonte, pastaj të shikojmë, presim gëzime në kampionat. Do kemi edhe dhurata në janar besoj”, u shpreh Halili.