Endri Vrapi, ish-mbrojtësi i klubeve të njohura të Superligës, nder to edhe i Vllaznise por dhe i Kombëtares kuqezi është ndalur të flasë për kampionatin dhe ndeshjet e fundjavës. Për newsport.al, Vrapi është shprehur se derisa matematika e lejon kampionati është i hapur dhe se ndeshja derbi e së premtes do jetë deçizive.

Mëngjarashi nuk nguron të tregojë se me rezultatet e arritura deri në këto momente, trajneri Emmanuel Egbo do të shkruhet në histroinë e bardhebluve, njëjtë si trajnerët që kanë bërë mirë në pankinën e 24 herë kampionëve.

Vrapi beson se ndeshja e shumëpërfolur e Kupës mes Bylisit dhe Tiranës nuk ishte e toleruar, ndërsa thotë se Partizani e ka detyrim Europën. Një mesazh për Vllazninë dhe dy ekipet e rënë nga kategoria, nuk mund të mungonin në këtë prononcim.

-Jemi në katër javët e fundit për këtë sezon, si i parashikoni këto ndeshje?

Ndeshjet do vështirsohen dhe do jenë më të kujdeshme ekipet sepse është fundi dhe të gjithë bëjnë llogaritë e tyre.

-A është lufta për titull e hapur?

Besoj që lufta është e hapur sepse dhe matematika lejon që ekipet të mendojnë objektivat e tyre.

-Të premten ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Si i shihni dy skuadrat?

Ndeshjet derbi nuk kanë parashikime sepse asnjëherë nuk dihet pasi lufta është e hapur gjithnjë midis Partizanit dhe Tiranës. Tirana besoj do e ketë më mirë menaxhimin e situatës.

-Ndeshja e Kupës mes Bylis dhe Tiranës e shumëpërfolur, mendoni se ka tolerime në këtë fazë të sezonit?

Të themi të drejtën Tirana kishte bërë rotacion dhe ndoshta lojtarët që hynë nuk ishin në formën që pritej dhe besoj mos aktivizimi solli dhe atë ndeshje. Por mendoj se nuk ka pasur tolerim.

-Katër skuadra në luftë për Europën, mendoni se Partizani do ia dalë?

Partizani është ekipi kampion në fuqi dhe domosdoshmërisht duhet të luftojë për të zënë një vend në Europë.

-Derbi i “shurdhët” do ndikojë te lojtarët?

Besoj po, sepse kënaqësia e lojtarëve është kur spektatori kënaqet dhe është gjithnjë në mbështetje të ekipit të zemrës.


-Si i shihni sulmet që i bëhen Emmanuel Egbo ?

Besoj se Egbo e njeh mirë situatën e ekipit dhe është aq inteligjent që me qetesinë e tij mund t’i suportojë situatat që mund të krijohen, por po bën diçka të mirë që do shkruhet në historinë e Tiranëss siç i kanë shkruar trajnerët e tjerë ndër vite.


-Vllaznia është në zonën play-off, çfarë po ndodh në ambientin shkodran?

Më së miri problemet e Vllaznisë nuk janë këtë vit por ka pasur dhe më parë por dhe Vllaznia duhet që një herë e mirë t’i shuajë këto probleme.

-Zyrtarizimi i parakohshëm i rënies një kategori më poshtë i Luftëtarit dhe Flamurtarit e cënoi garën?

Besoj që të dyja ekipet kanë respektuar kampionatin deri në fund dhe duhen përgëzuar sepse veç situatës kanë promovuar dhe lojtarët e rinj që do t’i shërbejnë futbollit në të ardhmen./newsport/