Vinçenco Montela është një nga kandidatët kryesorë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Kombëtares së Turqisë.

Italiani i cili më parë drejtoi Fiorentinën dhe Milanin, i kaloi dy sezonet e fundit duke punuar me Adana Demirspor.

Ai shkëlqeu në sezonin e tij të dytë, duke i çuar ata në vendin e katërt në tabelën e ligës.

Trajneri aktual i Turqisë është Stefan Kuntz, por ai mund të shkarkohet në javët e ardhshme.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Federata turke e ka identifikuar Montelan si një kandidat të fortë dhe tani janë në bisedime me trajnerin italian, i cili është pa punë pas largimit të tij nga Adana Demirspor në qershor.