Vllaznia ka fituar 3-2 ne limitet e shteses se akorduar nga arbitri Jorgji dhe festa ne kampin shkodran ka qene e madhe. Skuadra ka kaluar edhe Tiranen dhe kryeson serish e vetme renditjen.
Sponsori i kuqebluve Alban Xhaferi eshte pare tejet i gezuar pas perfundimit te ndeshjes dhe kete gje e ka shprehur edhe ne prononcimin e dhene per mediat kur eshte shprehur:
“Kjo ishte ajo ndeshja që bëri dìferencën, sepse këtu fillon sfìda e vërtetë e Vllaznisë. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme siç është ajo me Teutën.
Falë Zotit e fìnalizuam me sukses takimin me Tiranën. Një fitore e mrekullueshme, sepse jemi mësuar të humbasìm në minutat e fundit, tashmë erdhi momenti të fitojmë në fund. Kjo është një Vllazni që bind dhe lùfton deri në fund për të arritur rezultatet.Skuadra më bëri një surprìzë.
Ato kishin një fjalë: 10. Kjo është dëshira e skuadrës, titulli i 10-te kampion kete sezon. Kanë dëshirë të vendosin 10-tën në fanellë(titullin), por unë i kam bërë objektìvat më përpara dhe besoj se do i arrijmë.
Premio qe kemi akorduar eshtë diçka simbolike dhe nuk ka lidhje me fitoren e sotme. Skuadra ishte e motìvuar sot.
Nuk dua të jem ėuforikë. Gjithsesi, do ecim me objektivat që kemi thënë më herët dhe do i marrim ndeshjet me radhë. Pastaj për merkaton në janar të shohim.
Problèmet me pagat: Kjo është një pyetje që nuk më takon mua. Detyrimet që kemi pērcaktuar do të plotēsohen. Vllaznia është një skuadër që nuk ka lënë rroga pa paguar.
Privatizimi: Ky është një proçes që kërkon vullnet të fortë politikë. Vllaznisë i zgjidh shumë problėme dhe duhet të jetë një proçes që e bën të nis me një erë të re në të gjitha aspektet.”