Sportisja me origjine nga Lezha, Mikela Skandaj e perserit serish suksesin e vitit te kaluar dhe eshte shpallur kampione e Italise ne karate. Ajo ka konkurruar ne dy disiplina te grupmoshes U15, kata dhe kumite dhe ka arritur te jete e suksesshme duke zene dy vende te para.

13 vjeçarja shqiptare ka treguar edhe njehere vlerat e saj te larta ne garat e kampionatit kombetar italian qe kane filluar diten e djeshme ne Ancona. Sidomos finalja e kumitese ka dhuruar shume emocione.

Perballe saj ka qene nje karateiste shume e forte, me peshe trupore dhe lartesi me te madhe, por fale talentit qe zoteron Skandaj, arriti ta mposhte me diference te ngushte pikesh, 4-3, duke i rrembyer medaljen e arte.

Me dy te djeshmet, numri i tyre ne total i fituar nga kjo sportiste, shkon ne 46. Padyshim qe keto jane arritje te medha dhe flasin per nje sportiste qe premton shume per te ardhmen.

Por nderkohe, juria e Federates Italiane te Karatese e shpalli Mikelen fituese te turneut per diten e djeshme dhe sonte i ka dhene mundesine qe te ndeshet ne nje finale simbolike me fituesen e gares se te rriturave, per çmimin e veçante “Super Champions”, gje qe nuk ka ndodhur asnjehere me pare dhe do te praktikohet per here te pare sivjet.

Perveç kesaj juria e federates Italiane te karatese e shpalli Mikelen si fituese e turneut ne diten e djeshme duke i dhene mundesine qe sonte te ndeshet me fitueset e te rriturve per çmimin e veçante Super çempions lige nje gje qe nuk ka ndodhur me pare./SHKODRA-SPORT.COM/