Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORISpostohet ndeshja, Flamurtari do të luajë në Elbasan

Spostohet ndeshja, Flamurtari do të luajë në Elbasan

Flamurtari do ta luajë në fushë asnjëanëse ndeshjen e nesërme kundër Laçit, planifikuar për t’u luajtur në Vlorë.

Dënimi me dy ndeshje larg Vlorës nga Komisioni i Disiplinës ka bërë që të kërkohet me urgjencë stadium tjetër.

Fillimisht në Vlorë menduan Ballshin si zgjidhje, edhe për afërsinë gjeografike, por edhe për koston e ulët të stadiumit, në një kohë që stadiumi i Fierit ka një tarifë më të lartë.

Megjithatë, duket se FSHF ka vendosur ndryshe, sepse e ka spostuar ndeshjen në Elbasan.

Kështu, Flamurtari-Laçi do të luhet në “Elbasan Arena”, pavarësisht e aty kostoja e hapjes së stadiumit është shumë e lartë./sport-ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments