Vllaznia do të luajë ndaj Kamzës takimin që quhet edhe si “finalja e parakohshme”, pasi kjo ndeshje do të vendos shumë për fatin e mbijetesës në këtë sezon.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, mbrojtësi i Kamzës, Erlis Frashëri është shprehur se ndihet i gatshëm për të zhvilluar këtë takim të rëndësishëm, duke theksuar formën e mirë që po tregon ekipi i Ahmataj në fushën e lojës.

“Ndeshjen me Vllazninë e konsideroj si një finale. Ajo që shpresoj është që të luajmë ashtu si në dy takimet e fundit, ku jemi ndëshkuar vetëm për shkak të fatit.

Kam pasur një dënim më parë me 3 takime pezullim në Superiore, por kam bërë stërvitje normalisht me ekipin dhe mund të them se ndihem më mirë se kurrë.

Vllaznia, Teuta dhe Kamza janë në valle për mbijetesën, megjithatë unë mendoj se ne do të shpëtojmë pasi i kemi të gjitha kualitetet e duhura”, është shprehur Frashëri. /vipsport/