Superliga shqiptare e futbollit në sezonin e ri do ketë disa kushte shtesë për t’u respektuar nga klubet. Veç anës financiare pa probleme, statusin ligjor të klubeve apo personelin, edhe stadiumet ku do luhet elita e vendit duhet të jenë me ndriçim.

Të ngjitura nga Kategoria e Parë, Bylis dhe Erzeni kanë për detyrë të bëjnë investime në stadiumet përkatëse, nëse duan që ndeshjet t’i zhvillojë para publikut të tyre.

Fakt është se stadiumi i Shijakut nuk ka marrë licencimin e FSHF-së, aty ku duhet të ndërhyhet në rrethim apo edhe kushtet për lojtarët, mediet dhe tifozët.

Veç tyre, stadiumet duhet të kenë edhe ndriçim. Aktualisht, Laçi, Kastrioti (luan në Kamëz) dhe Egnatia nuk e kanë një gjë të tillë, ndërsa Bylis dhe Erzeni shtohen në këtë listë.

Nga FSHF priten investime për klubet, duke iu dhuruar këto impiante ndriçimi. Nga sezoni që vjen elita e Shqipërisë do jetë në një tjetër nivel, me ndeshjet që mund të luhen të gjitha nën dritën e prozhektorëve./newsport/